Maqedoni

Gjendja e komunikacionit rrugor këtë paradite në Maqedoni

13.04.2018 10:54

Komunikacioni rrugor në Maqedoni është duke u zhvilluar nëpër rrugë me korsi të thata...

Komunikacioni rrugor në Maqedoni është duke u zhvilluar nëpër rrugë me korsi të thata, bëjnë të ditur nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
 
Edhe komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë, përmes qarkores së Manastirit, është normalizuar.
 
LAAM kërkon nga shoferët të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si edhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes.
 
Komunikacioni jashtë qyteteve është mesatar, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.