Maqedoni
Seancë gjyqësore për rastin “Transportuesi”
13.04.2018 11:13
Në Gjykatën Penale sot mbahet seancë gjyqësore për rastin “Transportuesi”...

Në këtë rast ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski së bashku me 22 persona të tjerë dyshohen se përmes tenderëve të korruptuar të udhëtimit shkollor kanë marrë 360.000 euro para të popullit.
Në kete lëndë përveç Taleskit janë të dyshuar edhe të punësuarit te tjere te Komunës, drejtorë të shkollave të Manastiri dhe drejtor të kompanive.
Ish-kryetari i Komunës së Manastirit Vladimir Taleski, gjatë hetimit ka kaluar tre muaj në arrest shtëpiak, por me ankesën deri te Gjykata e Apelit ai u lirua.
