Botë

Sheshel shpallet fajtor dënohet me 10 vjet burg

13.04.2018 11:40

Dhoma e Apelit e mekanizmit të tribunalit të Hagës ka dënuar Vojislav Sheshelin me 10 vjet burg....

Prokuroria e Hagës me një aktgjykim të shkallës së parë, kishte liruar nga të gjitha akuzat, udhëheqësin radikal serb në mars të vitit 2016.

Ai përballej me 3 akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në krahinën e Vojvodinës.

Megjithatë, Sheshel nuk do të shkojë në burg, sepse ai kaloi 11 vjet e gjysmë në arrest në tribunalin e Hagës gjatë gjykimit.