Botë

Kërcënimi amerikan për Sirinë, Rusia: Sulmet, deklaratë lufte nga ShBA-të për Sirinë

13.04.2018 13:42

Ambasadori rus në OKB, Vasili Nebenzi, i kërkoi ShBA-ve të përmbahen nga veprimet ushtarake kundër Sirisë..

Ai u shpreh se "Nisja e sulmeve ajrore për sulmin e dyshuar kimik në Siri mund të shkaktojë luftë mes dy vendeve". Ambasadori rus tha se është nevojë urgjente parandalimi i kërcënimit me luftë.

Nebenzi akuzoi Uashingtonin për vendosjen e paqes ndërkombëtare në rrezik. Kërkesën për të parandaluar veprimet ushtarake, Nebenzi ia drejtoi edhe aleatëve të SHBA-së. Fuqitë perëndimore mendohet të përgatiten për sulme, por Rusia e kundërshton një veprim të tillë. Siç njoftohet ekspertët nesër do te udhëtojnë për në Siri me ç’rast pritet të fillojnë hetimet.