Maqedoni
MPB, edukon shoferët e huaj
23.07.2014 18:11
Ministria e Punëve të Brendshme, prej sot filloi të realizojë fushatën nëpër vendkalimet kufitare...
Ministria e Punëve të Brendshme, prej sot filloi të realizojë fushatën nëpër vendkalimet kufitare, në të cilën shoferët që janë shtetas të huaj, përmes fletushkave informative në gjuhën angleze, do të edukohen për qarkullimin rrugor në Maqedoni.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Jankullovksa, tha se ky aktivitet do të ndihmojë shumë në ngritjen e sigurisë rrugore në vend dhe zvogëlimin e aksidenteve rrugore.
“Prej sot, nëpër vendkalimet kufitare në Maqedoni, këtyre qytetarëve do tu shpërndahen nga ana e zyrtarëve policorë, 100 mijë fletushka me përmbajtje edukative. Vetëm për muajin qershor, korrik, nëpër korridoret 8 dhe 10, kanë ndodhur 23 fatkeqësi të komunikacionit, prej të cilave ka humbur jetën një person. Sipas informacioneve të deritanishme, 19 kanë kaluar me lëndime të lehta trupore, prej të cilëve 8 janë shtetas të huaj”- deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Në fletushkat e MPB-së, shtetasit e huaj, përveç informacioneve të përgjithshme do të mund të informohen për rregullat rrugore dhe për mënyrën e pagesës së dënimit eventual në Maqedoni.
REXHEP QAMILI
