Maqedoni

Bogov: Të përmirësohet mbledhja e tatimeve

13.04.2018 17:36

Guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov, i sugjeron qeverisë të përmirësojë mbledhjen e tatimeve....

Sipas tij, politika monetare do të duhej përshtatur me atë fiskale, që e zbaton qeveria. Ai njëherit shfaq shqetësimin e tij për ndikimin negativ ndaj ekonomisë që mund të ketë Lufta tregtare në plan global.
 
“Ne mund të sugjerojmë se në vendet e rajonit, edhe pse ekonomia gri është mjaft e lartë, ka një pjesë të madhe të aktiviteteve ekonomike që nuk tatimohen, ka hapësirë për të përmirësuar financat publike duke i përfshirë ata që nuk kanë paguar deri tani tatime. Lufta tregtare është lajm i keq. Ajo negativisht do të ndikojë ndaj rritjes ekonomike në të gjitha ekonomitë në nivel global. Pasojat e vendosjes së barrierave eventuale tregtare do të jenë çmime më të larta për import, ndërsa tërë ajo do të jetë ngarkesë për xhepin e qytetarëve”,- deklaroi guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov.