Maqedoni
Shkup, plagoset një e punësuar në marketin “Kiper”
13.04.2018 17:47
Plagoset me armë zjarri një e punësuar në marketit “Kipër” në rrugën “Kemal Sejfullah” në Çair të Shkupit...

Siç bën të ditur policia, sot në orën 14:38 ndaj vajzës me iniciale Gj. A., e lindur më 17 mars të vitit 1992, është shtënë me armë zjarri nga personi me iniciale A. Sh.. Sulmuesi menjëherë pasi ka shtënë ndaj viktimës është larguar në drejtim të panjohur.
E lënduara menjëherë është dërguar në Qendrën Urgjente, ndërsa dëshmitarët e kanë identifikuar identitetin e sulmuesit, i cili i është bërë i ditur policisë, e cila po punon për zbardhjen e rastit.
