Botë
Siria, mes intervenimit amerikan dhe kundërshtimit rus
13.04.2018 19:20
Paralajmërimet e presidentit amerikan, Donald Trump, atij francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministres britanike, Theresa May...

Paralajmërimet e presidentit amerikan, Donald Trump, atij francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministres britanike, Theresa May, se “përdorimi i vazhdueshëm i armëve kimike në Siri nuk mund të mos sfidohet, duke bërë thirrje për një “kundërpërgjigjja e fuqishme dhe e përbashkët pa e përjashtuar edhe intervenimin ushtarak, ka shqetësuar Damaskun dhe Moskën. Derisa Uashingtoni kërcënoi se do të marrë masa kundër qeverisë siriane pas sulmeve me armë kimike në Duma. Rusia thotë se do të kundërpërgjigjet.
Trupat ruse kanë dy baza kryesore në Siri, bazën ajrore të Khmeimimit, në portin verior të Latakias, dhe bazën detare në Tartus, në veri të brigjeve siriane. ShBA-të kanë gjithashtu “destrojerë” që lëshojnë raketa të telekomanduara, si dhe luftanijen “USS Donald Cook”, që thuhet të jetë zhvendosur në lindje të Mesdheut ditët e fundit.
Luftanija la portin e Larnakës të martën së bashku me ngarkesën e raketave “tomahaëk”, me një rreze prej 1.000 km, gjë që do të thotë se ato mund të lëshohen drejt Sirisë nga një distancë e sigurt. Kundër një intervenimi ushtarak në Siri ka dalë edhe pretendenti për postin e kryeministrit italian, Matteo Salvini.
“Nisur edhe nga ato që po ndodhin në këto kohë, paqja dhe siguria në Mesdhe është në një pikë e rëndësishme në programin tonë. Për këtë, ritheksojmë se për krizën në Siri i mbetemi besnik Aleancës së NATO-s, por jemi plotësisht kundër çdo aksioni të njëanshëm dhe jemi të bindur që rruga e duhur për zgjidhjen e krizës është ajo e dialogut”,- deklaroi Salvini.
