Maqedoni

Gruevski: "Bli shtëpi - bli banesë", 3 mijë euro kursim

23.07.2014 18:21

Me ndryshimet e fundit në kushtet për projektin "Bli shtëpi - bli banesë"...

Me ndryshimet e fundit në kushtet për projektin "Bli shtëpi - bli banesë", ai bëhet më  atraktiv për qytetarët ka deklaruar sot kryeministri Nikolla Gruevski  i cili pret  që dukshëm të rritet kërkesa e kredive .
 
Për kushtet e reja të volitshme për "Bli shtëpi - bli banesë" Kuvendi para një jave miratoi ndryshime ligjore, me të cilat bëhet ulja plotësuese e shkallës së interesit.
 
Për kredinë e subvencionuar nga projekti janë ulur shkallët e interesit prej 4,99 ppr qind në 3,95 për qind për tre vitet e para nga pagesa e kredisë dhe nga 5,5 për qind në 4,44 për qind, për vitin e katërt dhe të pestë, për modelin tek i cili subvencionohet një pjesë e anuitetit mujor.
 
Ulja e shkallës së interesit, theksoi Gruevski, do t'u ndihmojë plotësisht qytetarëve. Qeveria, sipas Gruevskit, disa herë bëri përmirësime të kushteve dhe dhënien e qasjes që një numër më i madh i personave të mund të aplikojnë për këtë projekt.