Sheshi “Iliria” në Tetovë lirohet nga kaosi i veturave për fëmijë

14.04.2018 13:41

Përfundimisht, sheshi Ilira në Tetovë do të lirohet nga kaosi i veturave për fëmijë....

Përfundimisht, sheshi Ilira në Tetovë do të lirohet nga kaosi i veturave për fëmijë, të cilat më shumë se dy vite këtë shesh e shfrytëzonin si argëtim për fëmijët dhe ishte pengesë për qytetarët.

Tani të njëjtat aktivitet e tyre mund ti vazhdojnë në hapësirat e qendrës sportive në Tetovë. Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, ka theksuar se një vend i shkret që ishte qendra sportive e qytetit me angazhimin e komunës ky vend është kthye në një vende rekreativ sportive për të rinj dhe të rejat e qytetit.

“Me të vërtet një Tetovë e gjelbër fillon me ty, është fjala për një aktivitet i cila ka vlerën e tij, përparësitë dhe mundësit e veta. Vendi që është sot, ku jemi të gjithë së bashku këtu është d.m.th. zgjerim i hapësirës për argëtim të fëmijëve më të vegjël dhe siç mund të shihni në përfundimin e punëve dhe më rregullimin e ndriçimit përfundimisht kjo hapësirë do të vihet në disponimë të gjitha atyre që i kanë pasur makinat e tyre në qendrën e Tetovës, me qëllim që të lirojmë qendrën e qytetit për të pasur funksionin e vet si shesh kryesor i qytetit” – tha Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Aktivitet të tilla përkrahen edhe nga  artistja Elita Ziberi, e cila u shpreh se gjithmonë do të jetë në përkrahje të qytetarëve të Tetovës.

“Ne si qytetarë që jemi, çdo iniciativë që do merë komuna e Tetovës për gjelbërim të qytetit çdo herë do jemi të gatshëm ti ndihmojmë qytetit” – tha Elita Ziberi, artiste.

Përndryshe, komuna e Tetovës ka marrë një aksion që përkrahet edhe nga ambasada e Sllovenisë dhe miq tjerë “Një Tetovë e gjelbër  fillon me ty”.

E para e Tetovës, Teuta Arifi, është shprehur sot se prêt që të sigurojë mjetet nga Banka botërore, të cilat mjete do ti shfrytëzojë për hapjen e bulevardit industrial i cili bulevard do të lehtësonte tej mase komunikacionin e ngarkuar të qytetit të Tetovës. (Visar Sadiki, TVM2)