Kontesti me emrin, pikat e ”nxehta” mbesin akoma të pazgjidhura, Musliu: Negociatat të përmbyllen para samitit
Është shënuar progres i rëndësishëm në drejtim të zgjidhjes së kontestit të emrit....

Është shënuar progres i rëndësishëm në drejtim të zgjidhjes së kontestit të emrit, vlerëson analisti Albert Musliu, njofton “TVM2”.
Sipas tij intensifikimi i takimeve dhe sjellja apo fjalori që shefat e diplomacisë po përdorin në këtë periudhë të fundit na bën të besojnë se ato janë të përqendruar për zgjidhje të kësaj çështje. Musliu thekson se edhe pse çëshjtet më të vështira kanë mbetur pa u zgjidhur, e rëndësishme është se po krijohet atmosferë e mirë tek të dy palët.
“Vetë fakti që të dy palët janë të interesuara, të dy palet tregojnë vullnet dhe gatishmëri të tejkalohen më jep optimizmin se nëse ka pasur ndonjëherë gjasa reale për tejkalimin e këtyre problemeve dhe këtij kontesti ato janë tash. Ashtu që besoj se negociatat përshpejtohen mendoj se i afrohen përfundimit, por normalisht se çështjet më të rënda si çdo negociatë përfundojnë në fund” – tha analisti, Albert Musliu.
Duke pasur parasysh se Samiti i NATO-së po afrohet, Musliu vlerëson se kjo do të jetë një shtytës i madh në drejtim të zgjidhjes së këtij kontesti disa vjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisië.
“Mendoj se të dy palët janë të vetdisjhme për kufizimet kohore pikërisht për shkak të Samitit të NATOS dhe mendoj se ajo është një shtytës plotësues për të dy palët që negociatat nëse përmbyllen të përmbyllen para samitit të NATO-së, por pavarësisht edhe nëse nuk arrihet tajmingu deri atëher, besoj që të dy palët janë të gatshme që bisedimet të vazhdojnë edhe gjatë përiudhës së ardhshme” – u shpreh analisti, Albert Musliu.
Takimi në Ohër i ministrave të jashtëm Nikolla Dimtrov dhe Nikos Kocijas ishte takimi i tretë vetëm brenda një muaji, ndërsa takimi i radhës është dakorduar për më 3-4 maj.
Pas takimit edhe Shkupi edhe Athina theksuan se është shënuar përparim në bisedimet për zgjidhjen e kontestit rreth emrit, por edhe më tej mbeten për diskutim çështjet më të vështira. (Ersan Pajaziti, TVM2)
