Situata në Siri, Maqedonia brengoset nga vala e refugjatëve
Zhvillimet në Siri pritet që të sjellin krizë të re emigrantësh edhe në Maqedoni...

Zhvillimet në Siri pritet që të sjellin krizë të re emigrantësh edhe në Maqedoni, ka deklaruar ministrja e mbrojtjes Radmila Shekerinska. Sipas saj rastet e tilla si kjo e Sirisë nuk janë në favor të vendeve të vogla siç është Maqedonia.
Sheqerinska ka shprehur nevojën për ekzistimin e një sistemi të përhershme në vend për përballjen me situata të tilla duke shtuar se është shumë e rëndësishme për vendin të jetë pjesë e sistemit për siguri kolektive.
“Ajo që po ndodh me mijëra kilometra larg nesh do të ketë ndikim edhe ndaj Maqedonisë edhe me rritjen e presionit të migrantëve por edhe me një situatë globale e cila nuk ju konvenon shteteve të vogla. Ne po bëhemi gati, përgatitemi që gjatë ditëve të ardhshme të kemi takime edhe me ministrinë e brendshme dhe me të gjitha institucionet tjera rreth rritjes së mundshme të presionit të kufirit. Edhe pas sulmeve të ndodhura në Siri është e qartë se presioni ndaj kufirit ekziston, nuk është i dukshëm sa në vitin 2015, por fakti se para pak kohësh kishim qindra emigrantë të cilët në mënyrë ilegale tentuan ta kalojnë kufirin dhe për fat u kapën tregon se Maqedonia dhe rajoni duhet të mësohen se kjo do të zgjasë dhe se patjetër të kemi sistem i cili do të jetë gjithmonë aktiv dhe jo vetëm kur të jetë e nevojshme” – thotë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
