Zaev: Jemi shumë afër në pjesën e identitetit, shtetësisë dhe gjuhës

14.04.2018 18:56

Bisedimet me Athinën për zgjidhjen e kontestit rreth emrit japin rezultate...

Bisedimet me Athinën për zgjidhjen e kontestit rreth emrit japin rezultate dhe nga shtatë çështje në diskutim vetëm dy kërkojnë zgjidhje. Kryesministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga dy zëvendësit e tij, Osmani dhe Shekerinska, për herë parë doli para opinionit që të flasë hapur rreth procesit të bisedimeve.   

“Mund të theksoj se nuk është zgjidhur përfshirja dhe emri për përdorim ndërkombëtar. Jemi shumë afër në pjesën e identitetit,  shtetësisë dhe gjuhës. Mendjoj se jemi para zgjidhjes për këto çështje. Çështjet tjera në përgjithësi janë absolvuar dhe hapet çështja e iredentizmit. Sipas të gjitha gjasave, pala greke kërkon konfirmim ndërsa ne nuk kemi problem për këtë gjë, vetëm duhet të gjejmë formulimin se nuk kemi pretendime territoriale, se nuk kemi qëllim të lëndojmë kufirin dhe se nuk kemi për qëllim që të përzihemi në trashëgiminë e Greqisë, njëkoësisht as ata në trashëgiminë tonë.” – tha kryeministri, Zoran Zaev.

OSMANI: BDI NUK PARAPËLQEN REFERENDUM PËR EMRIN

Zëvendëskryeministri Osmani, nuk deshi të komentojë alternativën për emër pa përkthim, por sqaroi se BDI nuk parapëlqen referendum për zgjidhjen e mundëshme për shkak të rreziqeve mund të sjell ai por tha se BDI do të mbështeste LSDM-në nëse këmbëngul për një gjë të tillë.          

“Nuk dua të ndërhyjë në çështjen e përkthimit ose jo të emrit. Megjithatë në këtë process shohim interesin e të gjithë qytetarëve të RM-së pavarësisht përkatësisë etnike. Sa I përket referendumit, shqiptarët dhe BDI kanë rol konstruktiv gjatë gjithë periudhës për zgjidhjen e kësaj çështje. Jemi të kujdesshëm ndaj ndjeshmërisë që kanë bashkëqytetarët maqedonas. Në fund edhe mund ta pranojmë vendimin e LSDM-së për referendum por paralajmërojmë për rreziqet e mundshme.”  - tha zëv.kryeministri, Bujar Osmani.   

SHEKERINSKA: KTHIMI I OPOZITËS DHE MIRATIMI I LIGJEVE, LAJM I MIRË  

Por vetëm zgjidhja e emrit nuk mjafton për avancimin e procesit integrues, zëv/kryeministrja Shekerinska përshëndeti kthimin e opozitës në Kuvend dhe miratimin e ligjeve sistemore që sanksionojnë ndjekjen e komunikimeve.”

“Lajmi i parë i mirë ishte se u kthye opozita dhe lajmi i dytë i mirë ishte se ligjet që kishim dakorduar e që kanë të bëjnë me një pjesë të elementeve, por pjesë e rëndësishme siç është ndjekja e komunikimeve, u miratuan në Kuvendin e RM-së. Në fund, miratimi i ligjeve u duk I lehtë por ati i paraprijnë shumë bisedime serioze deri në detaje.”  - tha  zëv/kryeministrja, Radmilla Shekerinska.

Në bashkëbisedimin me opinionin kryeministri foli edhe për zhvillimet ekonomike. Ai pret rritje të BPV në nivel 4%, ndërsa u zotua se deri në qershor do të shlyej të gjitha borxhet nga projekti “Shkupi 2014”. Lajme të mira edhe për shfrytëzuesit e asistencës sociale dhe pensionistët.

Zaev paralajmëroi ligj për rritjen e ndihmës socilae nga 4 në 11 mijë denarë dhe mundësi për pension për personat që nuk e plotësojnë minimumin e domosdoshëm prej 15 vjet stazh. (Shpëtim Nuredini, TVM2)