Zgjedhjet në Mal të Zi, shqiptarët mbështesin Gjukanoviçin

15.04.2018 13:44

Sot votohet në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi....

Sot votohet në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi, të cilat cilësohen tejet të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe për të ardhmen e këtij vendi.

Në garë marrin pjesë 7 kandidatë, por beteja zhvillohet mes kandidatit të partisë në pushtet, Milo Gjukanoviç, ish-kryeministër dhe rivalit të tij të pavarur Mladen Bojaniç. Sondazhet japin fitues që në raundin e parë ish Kryeministrin Gjukanoviç, megjithëse fjalën e fundit do ta thotë vota e qytetarëve.

Gjukanoviç, një veteran i politikës, u kthye me forcë në skenë dhe premton vazhdimin e rrugës evropiane të vendit. Rivali i tij Bojanic, nuk kundërshton anëtarësimin në BE, por duket qartë që anon nga raportet më të forta me Moskën. Në këto zgjedhje, faktori shqiptar në Malin e Zi ka premtuar mbështetje për Gjukanovic, duke i rritur ndjeshëm mundësitë e tij për të realizuar parashikimin e sondazheve.