Pendarovski: Jemi më afër NATO-s se në vitin 2008

15.04.2018 15:29

Koordinatori nacional për integrim në NATO, Stevo Pendarovski...

Koordinatori nacional për integrim në NATO, Stevo Pendarovski, vlerëson se Maqedonia është më afër Aleancës tani sesa në Samitin e Bukureshtit.

Sipas tij kontesti rreth emrit është çështja që afron ose e largon Maqedoninë nga NATO. Mirëpo, ngritja e procesit të integrimit në NATO dhe BE, si dy prioritet e para të kësaj qeverie dhe atmosfera e re në procesin e bisedimeve rreth emrit kanë shtuar gjasat që Maqedonia të merr ftesën për anëtarësim, vlerëson ai.

“Mendoj se jemi më afër. Unë jam një nga pjesëmarrësit e lavdishëm në Samitin e palavdishëm të vitit 2008 dhe, përafërsisht ,e di atmosfër edhe mbrenda delagacionit të Maqedonisë. Si njeri i punësuar në kabinitetin e Presidendtit të atëhershëm, dhe që ishte afër kontestit kryesor që edhe atëherë edhe tani na afron ose na largon nga Aleanca, mendoj se edhe brenda atmosfera është më ndryshe edhe jasht, faktorët kryesor kanë pritje më të mëdha se mund të rezultojë diçka pozitive nga procesi i bisedimeve.” – u shpreh  koordinatori nacional për integrim në NATO, Stevo Pendarovski.   

Edhe në rast se Shkupi dhe Athina nuk ia dalin të gjejnë zgjidhje rreth emrit, deri në samitin e rradhës së Aleancës, bisedimet duhet të vazhdojnë, konsideron Pendarovski, duke shtuar se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër.

“Alternativa është që të vazhdohen bisedimet. Ne bisedojmë që nga viti 1993, dmth, një çerek shekull. Po të ishte çështje e lehtë do të ishte zgjidh moti. Ka edhe çështje anësore që lidhen me çështjen kryesore. Jo pse jam pjesë e këtij pushteti që ka ngritur këtë çështje në nivelin më të lartë, si prioritet politik nr1 dhe nr2 – BE-në dhe NATO-n, por , edhe kur kam qenë në opozitë, edhe si profesor edhe si qytetar, nga analizat krahasuese nuk kam mundur të gjej alternativë tjetër, apo organizatë që ofron parakushte dhe mundësi më të mira për zhvillimin e kësaj shoqërie specifike në Maqedoni, në një rajon specifik, i cili në aspektin e sigurisë, rrethohet me pasiguri disa vite pas.” – thotë koordinatori nacional për integrim në NATO, Stevo Pendarovski.   

Porositë e Ministrisë së jashtme dhe të ambasadës së Rusisë se, Maqedonia bëhet “cak legjitim” nëse anëtarësohet në NATO, sipas Pendarovskit nuk i shërbejnë avancimit të marrëdhënieve dypalëshe.

“ Ne nuk duam të hyjmë në NATO për të paraqitur rrezik për dikë jashtë kufijve tanë por, duam të jemi pjesë e një organizate ku vendet anëtare ndaj vlera të përbashkëta.” – thotë, për Radion Evropa e Lirë, koordinatori nacional për integrim në NATO, Stevo Pendarovski. (Shpëtim Nuredini, TVM2)