Mediat greke, Athina bën pazar me Berlinin për zgjidhjen e emrit
Nëse zgjidhet çështja për emrin, atëherë masa antikrizë – shkurtimi i pensioneve...

Nëse zgjidhet çështja për emrin, atëherë masa antikrizë – shkurtimi i pensioneve, do të shtyhet për gjashtë muaj më vonë, ky sipas gazetës greke “Ta nea” është premtimi nga Berlini drejtuar Athinës, në bisedimet mes Gjermanisë dhe Greqisë për mbyllje të kontestit shumëvjeçar, por edhe çka pala greke do të fitonte kja kjo.
Gazeta shkruan se kjo masë anti-krizë tashmë është votuar dhe se duhet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Anulimi 6 mujor do t’i përshtatej kryeministrit grek, Aleksis Cipras dhe planeve të tij zgjedhore.
Burime të besueshme evropiane, thonë se gjermanët i kanë premtuar Aleksis Ciprasit këmbim me dobi të fuqishme politike për të dhe për partinë Siriza, në rast se arrijnë marrëveshje për emrin me homologun Zoran Zaev. Bëhet fjalë për anulim 6 mujor të masës për shkurtimin e pensioneve. Me këtë, Qeveria do të ketë hapësirë të mjaftueshme dhe do t’i hapej rruga Ciprasit që të shpallë zgjedhje në maj të vitit 2019 – thotë e përditshmja “Ta Nea”.
Teksti në “Ta nea” hasi në reagime të bujshme në Greqi, si nga opozita, e cila e akuzoi qeverinë për negociata të fshehta, ashtu edhe nga qeveria e cila kërkoi seriozitet nga Demokracia e Re.
“Qeveria duhet t’ua thotë të vërtetën grekëve: po negocion fshehtë zgjidhje të çështjes së Shkupit, për të marrë në këmbim shtyerje gjashtëmujore të shkurtimit të pensioneve, që është obligim të cilin vetë qeveria e ndërmori me politikën e saj. Po ose jo? Grekët duhet të dinë”, thotë zëdhënësja e Demokracisë së Re, Maria Spiraki.
Nga MPJ greke për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA kërkuan seriozitet nga zëdhënësja e partisë opozitare, ndërkaq nga kabineti i Ciprasit thonë se janë të pakapshëm për t’i komentuar çdi ditë “shkrimet e mjerueshme në mediume”. Ndërkohë një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev konfirmoi se në bisedimet e Greqinë ka mbetur e hapur ende përmbajtja dhe shtrirja e emrit të ri eventual, ndërsa ka përparim për identitetin, shtetësinë dhe gjuhën. përdorimit dhe shtesës në emrin e përbërë. Zaevi përsëriti se është optimist për mbyllje të shpejtë të kësaj çështje. (Besim Abdullahu, TVM2)
