ELEM akuzon Mickovskin për marrëveshje të paligjshme
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë kohës kur ka qenë drejtori i ELEM-it...

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski gjatë kohës kur ka qenë drejtori i ELEM-it, në katër sy ka firmosur kontrata për gërmim në TEC Manastit.
Keshtu akuzoi drejtori aktual i kompanisë shtetërore ELEM, Dragan Minovski.
Sipas tij në njërën prej kontratave, ai ka firmosur dy marrëveshje me kompanitë “Pelister” dhe “Markovski” në vlerë prej mbi 10 milion eurosh.
“Krahasuar me giga xhul, “Pelister” për momentin gërmon me 87.8 denarë për giga xhul, ndërsa në kohën e Mickoskit “Pelister” gërmonte me 96 denarë për giga xhul, ndërsa Markovski me 90 denarë për giga xhul. Kjo është përgjigja e reagimeve të tyre për çmimin me të cilin tani bëhet gërmimi në TEC Manastir. Ja çfarë kontratash në një marrëveshje ka lidhur kreu i VMRO-DPMNE-së dhe partia që tani e përmend shoqatën aksionare ELEM” – tha drejtori i SH.A “ELEM”, Dragan Minovski.
Ndërkohë, partija opozitare VMRO-DPMNE nepermjet një komunikate e ka akuzuar LSDM-ne për Manipulim me Tender . nga VMRO thone se LSDM fillimisht ka vendosur kusht për germimin minimal te 900 tonelatave dhe më pas vetem nje kompani e ka plotesuar kete kusht të vetëm dhe ajo eshte Kompanija PELISTR nga Manastiri. Thuhet ne komunikatën e VMRO-DPMNE-së . (Besim Abdullahu, TVM2)
