MAQEDONI

Poposki do të mbajë fjalim në konferencën e organizatave të mërgimtarëve

24.07.2014 11:43

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot do të mbajë fjalim në konferencën e pestë vjetore të organizatave të mërgimtarëve, e cila prej dje filloi në Shkup, në organizim të Agjencisë për Emigracion të Republikës së Maqedonisë....

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot do të mbajë fjalim në konferencën e pestë vjetore të organizatave të mërgimtarëve, e cila prej dje filloi në Shkup, në organizim të Agjencisë për Emigracion të Republikës së Maqedonisë.

Pjesëmarrësit sot do të diskutojnë në temën e shtetësisë dhe të së drejtës së votës, organizimin dhe lidhshmërinë e emigrantëve nga Maqedonia dhe organizatat e tyre në botë dhe bashkëpunimin e tyre me Agjencinë për emigracion të Republikës së Maqedonisë dhe organizimin e forumeve të emigrantëve sipas profesioneve të caktuara, si dhe realizimin e të drejtës për pension të emigrantëve.

Në konferencën e organizatave të emigrantëve, të cilën dje e hapi kryetari i Parlamenti të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanovski, pjesëmarrësit debatuan edhe në temën ruajtja dhe kultivimi i gjuhës dhe kulturës maqedonase, si dhe për gjuhën dhe kulturën e komuniteteve në Republikën e Maqedonisë të cilët nuk janë shumicë dhe mbështetje për projekte të veçanta dhe aktivitete të emigrantëve dhe organizatave emigrante nga ana e organeve shtetërore.

Në ceremoninë e mbylljes së konferencës së organizatave të emigrantëve, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov do të ndajë çmime dhe mirënjohje "Maqedonia kujton" personave fizikë dhe juridikë nga emigracioni për nderime të veçanta dhe arritje për afirmimin e Republikës së Maqedonisë në botë në të gjitha fushat e veprimit social.