SHBA-ja dhe aleatët, hetim për armët kimike në Siri

15.04.2018 19:35

Franca, SHBA-të dhe Britania e madhe ia kanë shpalosur draft rezolutën e re për Sirinë...

Franca, SHBA-të dhe Britania e madhe ia kanë shpalosur draft rezolutën e re për Sirinë 12 partnerëve në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara në të cilin është përfshirë mekanizëm i ri për hetimin e përdorimit të armëve kimike. Draft rezoluta është dorëzuar për më pak se 24 orë pas sulmeve me raketa.

Për herë të parë në Këshillin për Siguri të Kombeve të Bashkuara është propozuar tekst në të cilin janë bashkuar tre aspekte të problemit- ai politik, human dhe kimik. Në tekst dënohet përdorimi i armëve kimike në Siri dhe propozohet formimi i mekanizmit për hulumtime dhe zbulimin e fajtorëve. Nga Siria kërkohet bashkëpunim i plotë me Organizatën për ndalimin e armëve kimike dhe armëpushim i përhershëm si dhe negociata konstruktive.

Ministri i Jashtëm britanik ka theksuar se nëse Siria nuk heqë dorë nga përdormi i armëve kimike atëherë së bashku me Aleatët do të shqyrtohen mundësitë për sulme të reja. Nga ana tjetër Franca po përpiqet të bindë Rusinë t’i bashkohet nismës për një zgjidhje politike në Siri. Ministri i Jashtëm francez, ka theksuar se përpjekjet e përbashkëta janë të domosdoshme me qëllim të promovimit të një procesi politik në Siri, i cili do të çonte drejt zgjidhjes së krizës.

Ndërkohë që sirianët në mbështetje të qeverisë kanë protestuar sot në qendër të Damaskut, kundër sulmit amerikan. Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka thënë para një grupi të ligjvënësve rusë se sulmet Perëndimore në shtetin e tij kanë qenë akt i agresionit.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania më 14 prill kanë nisur sulme të përbashkëta ajrore, pas sulmit të supozuar me armë kimike që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin sirian Duma dhe ka lënë të vdekur dhjetëra persona.