Botë
Steinmeier: Të përfundojë konflikti në Siri, Trump dhe Putin të hedhin hapin e parë
16.04.2018 09:30
Presidenti gjerman, Frank-Walter Shtajnmajer i bëri thirrje presidentit amerikan, Trump dhe atij rus Vladimir Putin...

Presidenti gjerman, Frank-Walter Shtajnmajer i bëri thirrje presidentit amerikan, Trump dhe atij rus Vladimir Putin, për të ndërmarrë hapin e parë në përpjekje për të negociuar një zgjidhje, që do t’i jepte fund konfliktit në Siri.
”Putin dhe Trump kanë detyrim moral ndaj botës për të hedhur hapin e parë”, deklaroi Presidenti dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme tw Gjermanise. Sipas tij, nuk do të ketë asnjë përmirësim të mundshëm në territorin e Sirisë, nëse dy presidentët nuk angazhohen së bashku në një qasje konstruktive në përpjekje për të negociuar një zgjidhje.
