Botë
Merr peng anëtarin e ekuipazhit duke e kërcënuar me laps, avioni kryen ulje emergjente
16.04.2018 10:01
Një anëtar i ekuipazhit të avionit komercial Air China është marrë peng...

Një anëtar i ekuipazhit të avionit komercial Air China është marrë peng, ndërsa mjeti fluturues është detyruar të aterojë në aeroportin në Zhengzhou të Kinës, në vend të Pekin siç planifikohej.
Drejtoria për Aviacion Civil të Kinës (CAAC) u njoftua se një pasagjer i avionit që fluturonte në linjën Changsha-Peking, mori peng një anëtar të ekuipazhit dhe si pasojë avioni u riorientua në aeroportin tjetër.
Në njoftim thuhet se pasagjeri duke përdorur lapsin mori peng anëtarin e ekuipazhit dhe kërkoi ndryshimin e rrugës.
Avioni ateroi në aeroportin në Zhengzhout, ndërsa pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt.
Policia arrestoi personin e dyshuar./AA
