MAQEDONI

Ditë e hapur për përfitimet e burimeve ripërtëritëse të energjisë

24.07.2014 11:47

Ngjarja është në organizim të Qendrës për efikasitet energjetik të Maqedonisë - MACEF dhe Qendrës për zhvillimin e rajonit planor jugperëndimor, ndërsa mbështetet nga komuna e Dibrës...

Në kuadër të ditës së hapur sot në Dibër qytetarët do të kenë mundësi të informohen për përfitimet e shfrytëzimit të burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe efikasitetit energjetik përmes këshillave falas për inxhinieri dhe materialeve promovuese.

Ngjarja është në organizim të Qendrës për efikasitet energjetik të Maqedonisë - MACEF dhe Qendrës për zhvillimin e rajonit planor jugperëndimor, ndërsa mbështetet nga komuna e Dibrës.

Kjo ditë e hapur është dita e dytë e ditëve të hapura të cilat zhvillohen gjatë këtij muaji në kuadër të projektit IREKo.

Pas ditës së hapur në Strugë dhe kësaj në Dibër, të premten do të mbahet ditë e hapur në Ohër.

Ngjarjet janë pjesë e aktivitetet të dytë të projektit me qëllim të promovimit të efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimit të burimeve ripërtëritëse në rajonin planor Jugperëndimor të Maqedonisë.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian si pjesë e Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.