Botë
Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Gjukanoviq shpall fitoren
16.04.2018 11:55
Rezultatet e para të Komisionit Shtetëror Zgjedhor malazez, pas mbajtjes se zgjedhjeve presidenciale diten e djeshme ne Mal të Zi...

Rezultatet e para të Komisionit Shtetëror Zgjedhor malazez, pas mbajtjes se zgjedhjeve presidenciale diten e djeshme ne Mal të Zi, prin kandidati i partise DPS Millo Gjukanoviq, me 56. 00 për qind të votave.
Kandidatët tjerë pas numërimit të votave, kanë fituar nga 34 deri 02% te votave. Mladen Bojaniq nga pjesa më e madhe e opozitës 34.1%, Draginja Vuksanoviq nga SDP 5.5%, Marko Milaçiq përfaqësuesi i PCG-se 3.5%, Hazbija Kalaç nga Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit 0.5%, Dobrilo Dedeiq përfaqësuesi i Koalicionit të serbëve 0.3% dhe Vasilie Miliçkoviq nga grupi i qytetarëve 0.2%.
