Botë

Sherr masiv me 7 të vdekur dhe 17 të plagosur

16.04.2018 13:30

7 të burgosur kanë mbetur të vdekur dhe 17 të tjerë të plagosur pas një përleshjeje në një burg të sigurisë maksimale në Karolinën e Jugut, SHBA....

Sipas mediave të huaja, Departamenti i Ndëshkimeve në Karolinën e Jugut tha se agjentët e Divizionit për Zbatimin e Ligjit erdhën në ndihmë të normalizimit të situatës.
 
Zëdhënësi i burgjeve Jeff Taillon tha se siguria e burgut u rrit pasi të hënën rreth orës 3 të mëngjesit pati përleshje të shumta mes të burgosurve./tvklan