Para Raportit të KE-së, takimi Osmani – Zhbogar. Dorëzohet Raporti detal i realizimit të planit “3-6-9”
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani....
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, në prag të publikimit të nesërm të Raportit për progresin e Maqedonisë, ia dorëzoi euroambasadorit, Samuel Zhbogar, Raportin final faktografik për realizimin dhe implementimin e reformave të Planit “3-6-9”, thuhet mes tjerash në komunikatën me shkrim të lëshuar nga kabineti i SÇE-së.
“Realizuam më shumë se 90% nga reformat e parapara në Planin “3-6-9” dhe 100% nga thelbi i tij. Plani arriti qëllimin e tij dhe riktheu vendin në rrugën eurointegruese”, – ka theksuar zëvendëskryeministri Osmani gjatë dorëzimit të Raportit euroambasadorit Zhbogar.
Gjatë prezantimit të Raportit të Komisionit Europian për vendin, Qeveria e Maqedonisë tha se në përputhje me rezultatet e treguara, pret lajme të mira nga Brukseli, thuhet më tej në komunikatë.
Plani “3-6-9” u miratua në korrik vitin e kaluar, pas votimit të Qeverisë së re, qëllimi i të cilit ishte shkrirja e procesit reformues në Maqedoni dhe rikthimi i vendit në rrugën eurointegruese. Pjesa e tretë u finalizua me mbajtjen e zgjedhjeve lokale korrekte dhe të lira në nëntor të vitit të kaluar, derisa pjesa e gjashtë e planit përfundoi me publikimin e Strategjisë së Komisionit Europiane për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor 2025.
Periudha e implementimit të pjesës nëntë, respektivisht i gjithë Plani “3-6-9” përfundon nesër, më 17 prill, me publikimin e Raportit të Komisionit Europian për gjendjen dhe progresin e vendit.
Për këtë qëllim, sonte në mesnatë, Raporti i final faktografik për implementimin e Planit “3-6-9” do të publikohet në ueb faqen e Sekretariatit për Çështje Europiane.
