GAZA

Mbi 700 viktima në Rripin e Gazës

24.07.2014 11:58

Në sulmin e aviacionit izraelit pas mesnate ndaj ndërtesës në kampin e refugjatëve Zhabalija në pjesën veriore të Gazës humbi jetën një fëmijë dhe tre meshkuj të rritur....

Numri i viktimave në operacionin ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës ka arritur në 707 të vdekur dhe mbi 4.500 të plagosur, kumtoi mbrëmë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë i Rripit të Gazës, transme ton DPA.

Në sulmin e aviacionit izraelit pas mesnate ndaj ndërtesës në kampin e refugjatëve Zhabalija në pjesën veriore të Gazës humbi jetën një fëmijë dhe tre meshkuj të rritur.

Sipas dëshmitarëve okularë vija bregdetare palestineze është tërësisht në errësirë ​​për shkak të sulmit paraprak në centralin kryesor të energjisë, ndërkohë ushtria izraelite i forcon sulmet e veta  artilerike dhe ajrore.