Trump akuza Rusisë dhe Kinës për zhvlerësimin e monedhës
16.04.2018 19:32
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Rusinë....

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Rusinë dhe Kinën për zhvlerësimin e monedhave derisa Shtetet e Bashkuara rrisin normat e interesit.
“Rusia dhe Kina janë duke luajtur lojën e zhvlerësimit të monedhës derisa ShBA-ja rrit normat e interesit. E papranueshme!”,- ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.
Departamenti amerikan i Thesarit, përmes një raporti të gjashtëmujorit të parë, është frenuar në përdorimin e emrave për partnerët e mëdhenj tregtarë lidhur me këto manipulime, meqë është duke tentuar të negociojë deficitin e madh tregtar që ka aktualisht me Kinën.
