Maqedoni
Mot me vranësira të ndryshueshme me shi lokal
17.04.2018 09:01
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të ngrohta dhe me reshje lokale të shiut...

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të ngrohta dhe me reshje lokale të shiut, vende-vende i ndjekur me bubullima edhe erë mesatare në drejtime të ndryshme.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 6 deri 11 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës prej 18 deri 24 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 9 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 23 gradë Celsius.
