Botë
May mbron bombardimet kundër Assad
17.04.2018 09:25
“Bombardimet në Siri, përkrah SHBA dhe Francës ishin ligjërisht dhe moralisht të drejta, pasi u kryen për të parandaluar të tjera vuajtje njerëzore”....

“Bombardimet në Siri, përkrah SHBA dhe Francës ishin ligjërisht dhe moralisht të drejta, pasi u kryen për të parandaluar të tjera vuajtje njerëzore”. Kështu e ka cilësuar Kryeministrja britanike Theresa May sulmin ndaj regjimit të Bashar Al-Assad.
Gjatë seancës ku u thirr të përgjigjej për operacionin, Kryeministrja May tha se ka prova të qarta se pas sulmit kimik në Duma qëndron qeveria siriane.
Sakaq Shtetet e Bashkuara denoncuan tentativa nga Moska për të mbuluar gjurmët dhe për të penguar misionin e ekspertëve ndërkombëtarë.
Më herët, Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se sulmi në Siri rrezikon të zhysë në kaos marrëdhëniet ndërkombëtare. Në një deklaratë të shpërndarë nga Kremlini, Putin shprehet se kaosi është i pashmangshëm, nëse vërtetohet se sulmi është ndërmarrë në shkelje të ligjeve ndërkombëtare.
Rusia ka paralajmëruar për pasoja të rënda pas sulmit perëndimor ndaj regjimit të Asadit, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim konkret. Ambasadorja ruse në Kombet e Bashkuara Nicky Haley paralajmëroi se Uashingtoni do t’i vendosë Moskës sanksione të reja për mbështetjen që i jep Asadit, veçanërisht pas sulmit me armë kimike të 7 Prillit në Duma ku u vranë 75 civilë.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Tramp nuk heq dorë nga objektivi i tij për tërheqjen e 2 mijë trupave amerikane nga Siria. Por kjo do të ndodhë në momentin kur të Shteti Islamik të jetë zhdukur plotësisht dhe të mos përbëjë më kërcënim për sigurinë e vendit./Tv Klan
