OKB-GAZA
Ban Ki-mun në “alarm” për shkak të informatave për raketa në një shkollë në Gaza
24.07.2014 12:01
Zëdhënësi i Ban-it kumtoi se sekretari i përgjithshëm i KB-së shprehu "zemërimin" lidhur me këtë incident.....

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun deklaroi se ishte "alarmuar" mbi raportet se në shkollat në Gaza, me të cilat menaxhon agjencia e KB-së, janë vendosur raketa të cilat më vonë janë "zhdukur".
Zëdhënësi i Ban-it kumtoi se sekretari i përgjithshëm i KB-së shprehu "zemërimin" lidhur me këtë incident.
"Përgjegjësit për këtë i kthyen shkollat në objektiva të mundshme ushtarake dhe rrezikojnë jetët e fëmijëve të pafajshëm", theksohet në deklaratën.
Ban Ki Mun në kumtesë kërkon që grupet ekstremiste të ndalojnë me veprimet e tilla dhe të mbajnë përgjegjësi për rrezikimin e sigurisë së fëmijëve.
