Dimotrov: Nuk mund të jemi lojtarë mes Prishtinës e Beogradit
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, nuk do t’ia replikojë shefit të Diplomacisë serbe për deklaratën....

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, nuk do t’ia replikojë shefit të Diplomacisë serbe për deklaratën e tij që javën e kaluar në pres konferencë me diplomatin maqedonas, Nikos Koxias, tha se është gabim që Serbia e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues të saj.
“Mendoj se deklaratat nuk ndihmojnë. Ne jemi ministra të dy vendeve, i përfaqësojmë popujt tanë, popuj të afërt. Kemi histori të përbashkët në Jugosllavi, do të jemi së bashku, shpresoj se në të ardhmen e afërt në Bashkimin Europian në një lloj mënyre afërsinë tonë askush nuk do mund ta prish”,- tha Dimitrov.
Duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske për Kosovën, Dimitrov tha se Maqedonia nuk mund të jetë lojtar mes Prishtinës dhe Beogradit.
