Botë

Ankara, vriten tre ushtarë turq në Sirnak

17.04.2018 13:17

Tre ushtarë turq janë vrarë sot në një sulm të kryer nga PKK në krahinën juglindore Sirnak të Turqisë, bëri të ditur ushtria turke...

Shtabi i përgjithshëm i Turqisë në një njoftim tha se ka ushtarë të cilët u plagosën në sulmin me mortaja nga PKK në bazën ushtarake Kuyutepe në Sirnak. PKK-ja, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, ShBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.