SUDANI JUGOR

KB: Sudani Jugor është “mega krizë”, kanoset uria

24.07.2014 12:04

Situata në Sudanin Jugor u shndërrua në "mega krizë" me kanosje për uri, pasi dhuna dhe përndjekja fuqishëm e goditën bujqësinë në vend, paralajmëroi një përfaqësues i KB-së, transmeton DPA.....

Situata në Sudanin Jugor u shndërrua në "mega krizë" me kanosje për uri, pasi dhuna dhe përndjekja fuqishëm e goditën bujqësinë në vend, paralajmëroi një përfaqësues i KB-së, transmeton DPA.

Gjendja në Sudanin Jugor po përkeqësohet më shpejtë se në Siri apo në RAQ, të cilët për momentin po ballafaqohen me krizat më të mëdha humanitare në botë, deklaroi drejtori i KB-së për operacione humanitare, Xhon Ging.

Me migrim të detyrueshëm të brendshëm prej 1,1 milionë e 405.000 refugjatë, të cilët e kanë braktisur shtetin për shkak të dhunës, prodhimi i ushqimit në Sudanin Jugor është çrregulluar në mënyrë serioze.

Ging paralajmëroi se gjatë muajve të ardhshëm një gjë e tillë mund të sjellë uri.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mobilizohet, duke theksuar se ka mungesë për një miliardë dollarë në thirrjen për ndihmë humanitare në vlerë prej 1,8 miliardë dollarësh.