Maqedoni
Grubi: Treguam se mund të jemi një tregim i suksesshëm
17.04.2018 14:53
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, bashkë me anëtarët e Komisionit...

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, bashkë me anëtarët e Komisionit , realizuan takim pune me Delegacionin e Senatit të Republikës së Çekisë, të udhëhequr nga Jiri Shestak, nënkryetar i Senatit të Republikës së Çekisë.
Grubi theksoi se takimi ndodh në një moment shumë interesant, në dritën e publikimit të Raportit për progresin e vendit nga ana e Komisionit Evropian.
Në atë kontekst, Grubi theksoi se Komisioni Evropian, si rezultat i progresit të arritur, në mënyrë të pakushtëzuar do të rekomandojë hapje të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë.
“Maqedonia, me vendosjen e shumicës së re reformuese, dëshmoi se mund të jetë tregim i suksesshëm dhe për një periudhë relativisht të shkurtër të japë rezultate të cilat miqtë nga Bashkimi Evropian i njohën dhe shpërblyen në mënyrë adekuate”, tha Grubi në takimin me kolegët e tij çekë.
Grubi informoi se hapat që u ndërmorën para ca kohe, që rezultuan me nënshkrim të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bulgarisë.
Në frymën e fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, bëhen përpjekje për tejkalimin e kontestit me emrin me Greqinë, me ç’rast, nga ana e Grubit u vlerësua se zgjidhja është më afër se kur.
U diskutua edhe për finalizimin e elementit legjislativ të Marrëveshjes së Ohrit si kontribut i veçantë në vendosjen e një shoqërie kohezive dhe të qëndrueshme.
Grubi e theksoi edhe konstruktivitetin e kohëve të fundit të opozitës dhe vendimin e tyre për t’u kthyer në punën e Parlamentit që të japin kontribut të tyre në finalizimin e projekteve ligjore reformuese në interes të ardhmërisë eurointegruese të Republikës së Maqedonisë.
Grubi kërkoi edhe mbështetje konkrete nga Republika e Çekisë për të ndihmuar në proceset të cilat do të mundësojnë marrje të ftesës për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO.
Në fund të takimit u konkludua se vizitën e delegacionit çek deputetët e shikojnë si inkurajim dhe mbështetje për aspiratat euroatlantike të RM-së.
