Maqedoni

Kufiri Bellanoc – Stançiq, Duraku: Gjatë ditëve në vijim vendoset gurthemeli

17.04.2018 15:09

Shumë shpejt do të vihet gurthemeli i kufirit të përbashkët Kosovë -Maqedoni në vendkalimin Bellanoc - Stançiç....

Këtë e konfirmoi sot edhe ministri i Ekologjisë, Sadulla Duraku,  edhe pse paraprakisht potencoi se Ministria e Ambientit Jetësor nuk merret me hapjen e kufijve, pasi për ekologjinë kufijtë janë të hapur, sepse ajri dhe lumenjtë janë të përbashkët. 
 
“Leja është përgatitur nga Ministria e Transportit. Në ditët në vijim me siguri do të vihet gurthemeli i kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë. Ju e dini që është një kufi i përbashkët. Punojmë që dalëngadalë kufijtë të mos kenë më kuptim”,- deklaroi ministri i Ambientit Jetësor, Sadulla Duraku.