Botë

Zgjerimi i BE-së, Makron: ende nuk është koha për Ballkanin perëndimor

17.04.2018 15:21

Liderët e BE-së dhe të Ballkanit perëndimor, më 17 maj do të takohen në Sofje për të diskutuar rreth ardhmërisë së rajonit...

Por, presidenti francez, Emanuel Makron, në fjalimin e tij në Parlamentin Europian potencoi se Unioni nuk duhet të pranojë anëtarë të rinj, përderisa integrimi nuk thellohet dhe nuk realizohen reformat.

Macron potencoi se dëshiron që Bashkimi Europian të zgjerohet me vendet e Ballkanit perëndimor, por, sipas tij, ende nuk ka ardhur koha për anëtarësimin e tyre.

Ai gjithsesi ka shtuar se nuk dëshiron që Ballkani të kthejë sytë nga Rusia apo Turqia, por nuk dëshiron që edhe Europa, e cila po funksionon me vështirësi me 28, e prej nesër me 27 vende anëtare, të zgjerohet me 30 apo 32 vende me të njëjtat kushte.