Rasti “Trajektorja”, Boshkovski: Refuzon kërkesën e mbrojtjes; Gruevski: Nën presion të politikës sjell vendime

17.04.2018 17:22

Në seancën për lëndën “Trajektorja” të PPS-së, në të cilën janë të akuzuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski...

Në seancën për lëndën “Trajektorja” të PPS-së, në të cilën janë të akuzuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Ljupço Georgievski, gjykatësi, Goran Boshevski, kumtoi se është refuzuar si e pabazë kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e Këshillit Gjyqësor dhe gjykatësve porotë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar avokati, Elenko Milanov, duke vlerësuar se refuzimi i kërkesës për përjashtimin e Këshillit Gjyqësor dhe refuzimin e kërkesës për përjashtimin e kryetarit të Gjykatës Penale, Ivan Gjolev, dhe gjykatësve nga Apeli është në kundërshtim të të drejtës.

Prokurorja, Lile Stefanovska, tha se sot duhet të nxirren dëshmi materiale ku një pjesë janë audio regjistrime. Duke pasur parasysh se regjistrimet në pjesë të vogël përmbajnë edhe biseda private, Stefanovska kërkoi tërheqjen e disa bisedave.

“Gjykata reagoi në mënyrë të paligjshme, sipas të gjitha informatave që i mora nga avokatët e mi dhe persona tjerë të drejtësisë. Me këtë ajo rrezikon që në të ardhmen të marrë përgjegjësi, megjithatë nën presion të politikës sjell vendim me çka i refuzon kërkesën për kontrollin se a janë përgjuar dhe me këtë janë kërcënuar gjykatësit. Në këtë frymë kaloi dita deri më tani dhe shihet që punët shkojnë me presion që sa më shpejt të kryhen”,- theksoi ish-kryeministri, Nikolla Gruevski.

Të akuzuarit ne rastin “Trajektorja” akuzohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ndërmorën disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre.

Sipas PPS-së, me veprim të kundërligjshëm të të akuzuarve, Kompania kineze “Sinohidro” ka përfituar dobi pronësore-juridike mbi 155 milion euro, ndërsa shuma e dëmit paraqet dallim mes shumës së çmimit që si shtet ia paguajmë “Sinohidros” dhe çmimit që kjo kompani ua paguan prodhuesve. (Besim Abdullai, TVM2)