Tiranë, KE-ja jep rekomandimin pozitiv
Komisioni Europian jep rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-së...

Komisioni Europian jep rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-së. Vendimi është artikuluar nga përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogerini, e cila gjatë një komunikimi nga Brukseli tha se perspektiva e Ballkanit Perëndimor është Europa.
Ndërsa komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, u shpreh se ky rekomandim nuk është dhuratë dhe se vendet duhet të punojnë fort për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Pas dhënies së rekomandimit pozitiv, kryeministri, Edi Rama, ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka shprehur mirënjohjen e tij si dhe zotimet për progres.
Vendimi përfundimtar nëse do të çelen ose jo negociatat për Shqipërinë në Bashkimin Europain, pritet të merren në muajin qershor. (Luljeta Ndoka, TVM2)
