Botë
Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë, Melania Trump, mesazh për ndarjen nga jeta të Barbara Bush
18.04.2018 10:00
Çifti presidencial Trump ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish zonjës së parë Barbara Bush...

Çifti presidencial Trump ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish zonjës së parë Barbara Bush: "Si grua, nënë, gjyshe dhe ish-zonjë e parë, zonja Bush ishte një avokate e familjes amerikane. Zonja Bush do të mbahet mend gjatë për përkushtimin ndaj vendit e familjes, ndaj të cilave shërbeu pa u lodhur."
Barack dhe Michelle Obama, ish çifti presidencial, gjithashtu shprehën ngushëllimet e tyre lidhur me znj. Bush dhe e përshkruan atë si shkëmbi i një familjeje dedikuar ndaj shërbimit publik
Obama: "Bush, shembulli i përulësisë dhe mirësjelljes që pasqyron shumë mirë frymën amerikane"
Ndërkohë, Bill dhe Hillary Clinton u shprehen se nuk do ta harrojnë kurrë mirënjohjen që ka treguar zonja Bush: "Barbara Bush i dha një mbështetje të madhe familjes, miqve dhe vendit të saj"/Ora News
