ALGJERI

Aeroplani me 119 pasagjerë, rrëzohet në Nigeri

24.07.2014 14:47

Aeroplani algjerian, me të cilin sot është humbur lidhja, është rrëzuar në Nigeri, lajmëron televizioni privat algjerian “Elnahar”...

Aeroplani algjerian, me të cilin sot është humbur lidhja, është rrëzuar në Nigeri, lajmëron televizioni privat algjerian “Elnahar”. Aeroplani me 119 udhëtarë, është rrëzuar pasi që ka hyrë në hapësirën ajrore në Niamej, kryeqytet i Nigerit.
 
Agjencitë botërore, së pari lajmëruan se aeroplani është zhdukur nga radari 50 minuta pas fluturimit. Shërbimet për Navigacion, kanë humbur kontaktin me aeroplanin, i cili ka qenë në linjë nga Burkina Faso kah Algjeria, kumton Agjencia Nacionale e Lajmeve Algjeriane.
 
Avioni i pasagjerëve, është parë për herë të fundit në orën 02:55 dhe ishte drejtuar për në kryeqytetin algjerian, bëri të ditur Kompania. Aeroplani kishte 119 pasagjerë në bord dhe 7 anëtarë ekuipazhi, thanë një nga zyrtarët e “Air Algjeria”.
 
“Ekipi është i përbërë prej shtetasve spanjollë, me 119 pasagjerëve në bord, në mesin e tyre 7 anëtarë të ekuipazhit. Ky avion u ngrit nga Ouagadougou në 01:17 dhe është dashur të mbërrijë në Algjeri në 05:11. Kontakti i fundit me pilotin  ishte në 01:55, ndërsa fluturonte mbi rajonin e Gao-s”- deklaroi një zyrtar i “Air Algjeria”.
 
Ministri francez për Transport, ka kumtuar se shumë prej udhëtarëve në aeroplan kanë qenë francez, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, në aeroplan ka pasur 80 udhëtarë nga Franca, të cilët kanë udhëtuar për Paris. 
 
Anëtarët e ekuipazhit kanë qenë spanjoll, ndërsa aeroplani ka qenë nën pronësi të avio-kompanisë private spanjolle, “Svifter”.
 
Në shkurt të këtij viti, Algjeria përjetoi njërën prej fatkeqësive të saj më të rënda ajrore, kur një avion ushtarak “C-130”, me 78 persona në bord, u përplas në një rajon malor, duke vrarë mbi 70 vetë.
 
Ndërsa katastrofa më e madhe e këtij lloji në aviacionin civil të vendit, është ajo e marsit 2003, kur motori i një avioni të “Air Algerie” mori flakë  dhe mjeti u rrëzua, duke marrë jetët e 102 personave në bord. 
 
HAMIDE IBRAHIMI