Botë

Phenian, drejtori i CIA-s takime të fshehta në Korenë Veriore

18.04.2018 10:29

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka qenë kohët e fundit në Phenian për një takim të fshehtë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, sipas njoftimeve në mediat e huaja....

Takimi, që synonte përgatitjen e bisedimeve të drejtpërdrejta midis presidentit të ShBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong Un, u zhvillua gjatë fundjavës së Pashkëve, pohojnë zyrtarë të paidentifikuar.

Më herët, Donald Trump e kishte lënë të kuptohej se ShBA-të kanë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta në nivele të larta me Korenë e Veriut. Në një takim të zgjeruar dypalësh, shefi i Shtëpisë së Bardhë tregoi se në përgatitje për samitin “ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Penianin në nivele jashtëzakonisht të larta, pa përmendur sidoqoftë emrin e liderin koreano-verior, Kim Jong-un. Presidenti tha vetëm se “koreano-veriorët na respektojnë, edhe ne sillemi me respekt ndaj tyre”.