Maqedoni
Takohen Hahn - Zaev: Reformat të vazhdojnë për të arritur qëllimet
18.04.2018 11:58
Eurokomisioneri, Johannes Hahn, realizoi takimin e tij me kryeministrin, Zoran Zaev, një ditë pas publikimit të Raportit të Përparimit nga ana e Komisionit Europian...

Kryeministri Zaev propozimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE e cilësoi si motiv për të vazhduar përpara. Ai tha se Qeveria e Maqedonisë me energji do t’i vazhdojë reformat që në qershor ta marrë datën për fillimin e bisedimeve.
Nga ana tjetër, eurokomisioneri Han vlerësoi se kohëve të fundit Maqedonia ka bërë hapa të mëdha dhe duhet të vazhdojë kështu, sidomos në disa nga çështjet më delikate. I pyetur për çështjen e kontestit për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Han tha se është shumë e rëndësishme të kihet raport të mirë me fqinjët.
“Në politikë çdoherë ka kompromis. Të dyja palët duhet të punojnë shumë, të gjejnë zgjidhje dhe të arrijnë një marrëveshje fer”,- tha ai. Han është takuar edhe me kryeparlamentarin, Talat Xhaferi.
