Maqedoni

Rasti “Monstra”, Raufi: Fejzi Haziri është nën mbikëqyrjen e policisë në spital

18.04.2018 12:17

Avokati, Naser Raufi, ka theksuar se Fejzi Aziri i rastit “Monstra” nuk është arrestuar ashtu siç është paralajmëruar në disa media...

Avokati, Naser Raufi, ka theksuar se Fejzi Aziri i rastit “Monstra” nuk është arrestuar ashtu siç është paralajmëruar në disa media, por ai mbrëmë ka qenë nën mbikëqyrjen e policisë në Klinikën e Pulmologjisë në Shkup.
 
Aziri, si një nga të akuzuarit në rastin “Monstra”, ishte lënë i lirë pas shpalljes së vendimit për rigjykim nga Gjykata Supreme, por së fundi edhe për shkak të trajtimit mjekësor.
 
“Shoqëri po i bëjnë pjesëtarët e njësitit Alfa, të cilët po kujdesen. Ai nuk do të kthehet në burg, por do të trajtohet në spital”,- theksoi për “Fokus” avokati Raufi. Ai tha se pritet vendimi i Gjykatës Penale pas ankesës së tyre kundër vendimit që ishte marrë për t’ia ndaluar trajtimin mjekësor.