Botë

Fillon Samiti i parë digjital në Shkup

18.04.2018 12:27

Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë do të jenë nikoqirë të Samitit të parë digjital në Shkup, që sot i filloi punimet....

Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal, qeveritë tjera të Ballkanit Perëndimor, Komisioni Europian dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Çështje Ekonomike dhe Energjetikë.
 
Në Samit do të marrin pjesë shefa të qeverive të Ballkanit Perëndimor, ministra përgjegjës për agjendën digjitale në qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian që marrin pjesë në Procesin e Berlinit, afaristë, akademikë, të rinj etj.
 
Në samit do të ketë panel diskutime për ndërlidhje digjitale, integrim të ekonomive, përforcim të sigurisë kibernetike, digjitalizim të industrive etj. Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Samitin digjital, ku do ta përfaqësojë Kosovën në mesin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor.
 
Samiti udhëhiqet nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërkaq në këtë Samit merr pjesë edhe përfaqësuesja e lartë BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Samiti do t’i mbyll punimet në ditën e nesërme, më 19 prill.