Maqedoni

Bullgaria përshëndeti rekomandimin e pakushtëzuar për Maqedoninë

18.04.2018 12:38

Edhe Bullgaria, si kryesuese aktuale me BE-në, e përshëndeti rekomandimin e pakushtëzuar për fillim të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian...

Ministria e Punëve të Jashtme bullgare kumtoi se kjo është në korniza të përpjekjeve të Sofjes për eurointegrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

"Veçanërisht jemi të kënaqur nga rekomandimet e Komisionit Europian që të fillojnë bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE. Kryeministri, Bojko Borisov, Qeveria dhe shërbimet diplomatike të Bullgarisë punuan në këtë aspekt",- thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme bullgare.