Maqedoni
Rasti “Tanku”, vazhdon seanca e re me tetë dëshmitarë të rinj
18.04.2018 12:43
Me tetë dëshmitarë të rinj, sot në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për lëndën e PPS-së “Tanku”...

Me tetë dëshmitarë të rinj, sot në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për lëndën e PPS-së “Tanku”, ku ka të bëjë me blerjen e Mercedesit me kërkesën e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, i cili është njëri ndër të akuzuarit. “Për këtë rast në seancën e sotme dëshmi duhet të japin tetë dëshmitarë”,- shkruan “Telegrafi” - Maqedoni. Në seancën e mëhershme ishin dëgjuar tre dëshmitarë ku dhe filloi shpalosja e dëshmive.
Në rastin “Tanku”, për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë 600 mijë eurosh është i akuzuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska, dhe ish-ndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski. Seancë e re në Penale sot duhet të mbahet edhe për rastin “Tarifa”. Prokuroria Speciale në këtë rast akuzon tre persona.
