Maqedoni

Seancë e re gjyqësore për sulmin ndaj Selës

18.04.2018 12:45

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentimin për vrasje të deputetit, Ziadin Sela...

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentimin për vrasje të deputetit, Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Të hënën, në seancën paraprake për sulmin ndaj Selës dhe për ngjarjet në Kuvend, dëshmuan deputeti, Muhamed Zekiri, dhe policët, Abdylfetah Alimi dhe Igor Janakiev.

Në këtë rast të akuzuar janë edhe Kire dhe Ceo Gjeorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavlovski - Kobra. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë dhe se atë do ta dëshmojnë pafajësinë në procedurën e mëtutjeshme.