Maqedoni
Fleckenstein: PE mbështet fillimin e bisedimeve me Maqedoninë
18.04.2018 13:05
Europarlamentari, Knut Fleckenstein, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve AIM...

Europarlamentari, Knut Fleckenstein, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve AIM, është shprehur i kënaqur që Komisioni Europian dha një udhëzim të qartë për bisedime me Maqedoninë.
Sipas Fleckenstein, sinjale të njëjta do të jepen edhe nga Parlamenti Europian, duke shtuar se procesi “Jean Monnet” do të vazhdojë më 17 maj, në Ohër. Ai thotë se teoretikisht është e mundshme që Greqia të bllokojë vendimin e Këshillit të ministrave të BE-së, por qeveritë e të dy vendeve bëjnë çmos që të arrihet zgjidhja e çështjes së emrit.
Eurodeputeti gjerman konsideron se nuk ka lodhje të Bashkimit Europian në procesin e zgjerimit të saj.
