Maqedoni
Zgjerimi i ekzekutivit, Gashi: Zaev të zgjedhë njërën nga “Besa”-t
18.04.2018 15:39
Ende nuk dihet se në çfarë faze janë dakordimet mes kryeministrit Zaev dhe opozitës shqiptare për zgjerimin eventual të ekzekutivit...

Pas takimit të kryeministrit me kreun e Besës, Bilall Kasamin, kreu i Besës tjetër, Afrim Gashi, potencoi sot se Zaevi duhet të zgjedhë mes dy Besave, pasi tashmë është e qartë se dy krahët kanë filluar rrugëtimin si subjekte të veçanta e nuk bashkohen.
Gjithsesi pohon se bisedimet ende janë larg ndarjes së resorëve.
“Nuk kemi arritur ende te pjesa teknike e resoreve. Sinqerisht u them se të gjitha bisedat deri tani kanë qenë në funksion të bisedimeve parimore se si do të duhet të funksiononte qeveria e ardhshëm. Unë mendoj se kryeministri nuk do që problemet e jashtme t’i sjellë në qeveri. Në të dy grupet kemi një kontest dhe opinioni është i lodhur me të. Mendoj se Zaevi duhet të zgjedhë njërën prej këtyre dy subjekteve, por megjithatë është vendimi i tij”,- deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi.
