TAIP ERDOGAN

Erdogani për CNN: Izraeli është një shtet terrorist (VIDEO)

24.07.2014 15:15

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, njëherësh kandidat për postin e presidentit, në një intervistë për rrjetin televiziv CNN edhe një herë e ka shpalosur qëndrimin e tij kundrejt shtetit hebre......

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, njëherësh kandidat për postin e presidentit, në një intervistë për rrjetin televiziv CNN edhe një herë e ka shpalosur qëndrimin e tij kundrejt shtetit hebre.

“Izraeli është shtet terrorist. Veprimet e tanishme të këtij shteti po krijojnë terror. Ndërsa ne deri më tani asnjëherë nuk kemi qenë pjesë e terrorit dhe çdoherë kemi luftuar kundër terrorizmit”, ka thënë Erdogan.

Kryeministri turk këto komenti i ka bërë në emisionin Connect the World të drejtuar nga gazetari Becky Anderson. (shenja.mk)